Albanian-American Islamic Center of Queens

Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane nė Queens

LajmĖrim

Lajmėrojmė tė gjithė antarėt e Qendrės dhe komunitetin nė tėrėsi se:

Muaji madhėruar i Ramazanit fillon tė xhumanė mė 21 gusht 2009. 

Nata e Bedrit  ėshtė ditėn e dielė6 shtator 2009.

Nata e Kadrit ėshtė ditėn e martė mė 15 shtator 2009.

Dita e parė e Fitėr Bajramit parashohim qė jetė tė dielen mė 20 shtator 2009.

Vlera e Sadektu –l- Fitrit ėshtė 10 $.

Poashtu ju njohtojmė se:

Namazi i teravisė fillon nė ora 9:30 PM.

 

Muaji i Ramazanit ėshtė kurora e muajave tė kalendarit Islam. Ai ėshtė muaji nė tė cilin Allahu xh. sh. ka filluar zbritjen e Fjalės sė Vet (Kur’anin) Muhammedit s.a.v.s. si dhe muaji nė tė cilin realizohet kushti i tretė i Islamit, agjėrimi.  Fjala Ramazan vjen nga folja nė gjuhen arabe (ramada) qė don tė thotė djeg. Kjo ėshtė mbase etja dhe vapa e agjėruesit nė kėtė muaj i djeg tė kėqijat dhe gjynahet e tij.

Agjėrim don tė thotė tė pėrmbahesh nga ushqimi, pija dhe mardhėniet intime ndėrmjet bashkėshortėve brenda intervalit kohorė prej agimit deri te perendimi i diellit. Dhe jo vetėm kjo. Agjėrimi poashtu nėnkupton pėrmbajtjen nga tė folurit dhe tė vepruarit e kotė dhe tė pahijshėm. Agjėruesi me ēdo kusht duhet ta ruajė balansin dhe qetėsinė shpirtėrore tė cilėn e arrin gjatė agjėrimit edhe sikur ndonjėri t’a fyej me fjalė ose pėrpiqet t’a sulmojė fizikisht. I Dėrguari s.a.w.s. na porososit duke na thėnė:

 

Nėse ndonjėri nga juve ėshtė duke agjėruar , le tė mos flas fjalė tė pahijshme dhe le tė mos veproj si injorant! Nėse ndokush e fyen me fjal ose e sulmon fizikisht le ti thojė: “Unė agjėroj, unė agjėroj!! (Muslimi)

 

Edhe pse gjatė ramazanit muslimani pėrmbanė trupin e vet nga ushqimi dhe pija e tokės, shpirti i tij ėshtė i gatshėm pėr t’a pranuar ushqimin dhe dhuntit qė vijnė nga qielli. Prandaj gjatė agjėrimit jemi mė tė vetėdijshėm pėr shpirtin dhe nė kėtė mėnyre shpirtit i lėjmė mė tepėr hapsirė pėr tė vepruar.

Ibn Abbasi r.a. thotė: “Njeriu mė bujarė (dorėdhėnės) ishte i Dėrguari i Allahut. E sidomos ishte bujar nė Ramazan...”

Njeriu ėshtė trup edhe shpirt; ėshtė edhe i tokės edhe i qiellit. Musliman i vėrtetė ėshtė ai i cili di ta mbajė barazpeshėn nė mes tė kėtyre dyjave.

 Tė sėmurit dhe udhėtarėt nuk e kanė pėr obligim tė agjėrojnė. Por e kanė pėr obligim t’i kompenzojnė ditėt e paagjėruara pas muajit tė Ramazanit. Ata tė cilėt vuajnė nga ndonjė smundje e rėndė dhe tė cilėt nuk kanė gjasa se nė tė ardhmen e tyre gjendja e tyre do tė pėrmirėsohet ata janė krejtėsisht tė liruar nga agjėrimi. Megjithatė, ata e kanė pėr obligim ta kompenzojė ēdo ditė tė ramazanit duke shpaguar ditėn nė vlerėn e sadekatul fitrit. Sadekatu-l- fitri ėshtė lloj i sadakasė tė cilin besimtari e ka obligim t’a jap nė fund tė Ramazanit pėr tė arritur agjėrimi i tij vendin e duhur. Pėrndryshe agjėrimi qėndron pezull nė mes tė tokės dhe qiellit – thotė i Dėrguari i Allahut. Sadakatu-l-fitri , ndėr tė tjerave, i jepet tė varfėrve dhe nevojtarėve, si dhe institucioneve qė punojnė dhe veprojnė nė rrugėn e Allahut. Vlen me kėtė rast tė pėrmendim se Qendra e jonė punon dhe vepron fal donacioneve, sadakave dhe zeqatit tė cilėt ju i jepni. Lusim Allahun xh.sh. tė ju shpėrblejė me ēdo tė mirė  kontributin tuaj nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

  Tė nderuar antarė tė Qėndrės,

             Njeriu ėshtė pėrherė nė pritje tė momenteve tė cilat janė ose mund jenė vendimtare nė rrjedhėn e fatit tė vet. Ėndja pėr ti arritur kėto momente  jetėn e njeriut e bėn akoma mė tė gjallė dhe akoma mė tė kuptimtė. Pėr muslimanin momentet e Ramazanit janė koha mė fatlume dhe e bukuar nė jetėn e tij, ngase muaji i Ramazanit ia hap dyert e lumturisė dhe Xhennetit dhe ia mbyll dyert e skėterrės dhe xhehennemit. Ky edhe ėshtė shkaku pėrse shokėt e tė Dėrguarit tonė me ėndje e pritnin ardhjen e kėtij muaji tė madh,  dhe gjasht muaj pėrpara pėrgatisnin vehten pėr te. Ndėrsa i Dėrguari i Allahut i ėshtė lutur Allahut me dua:

            O Zot, lėsho bekimin Tėnd nė Sha’ban dhe na mundėso t’a arrijmė Ramazanin!!!

Kami nderė qė tė ju urojmė mubarek muajin e Ramazanit, me lutje qė Allahu e Mėshirshėm tė pranojė ibadetet tuaja, t’i shtojė tė mirat; tė ju pastrojė nga ēdo e keqe.  Lusim Allahun Bujar tė dhurojė juve dhe familjeve tuaja paqė e selamet, pėrparim dhe gajret!!

 


Copyright © AAIC of Queens 2008. All rights reserved.